TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e studentëve nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.  Ndërkohë ish kryeministri,  krahas videos shkruan se studentet e Universitetit Aleksander Moisiu në Durrës kërkojnë njëzëri ‘Anullimin e Ligjit të Arsimit të Lartë!’

“Ne jemi studentë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu në Durrës” Kemi vendosur sot t’i bashkohemi nismës si studenta, për t’u bashkuar për të drejtat tona. Ne nuk dorëzohemi derisa kërkesat tona të plotësohen dhe të rrëzohet ligji për “Arsimin  e Lartë”. Kemi vendosur të qëndrojmë këtu brenda 24 orëve”, shprehen studentët në videon e publikuar nga Berisha.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb