TIRANE

Studentët e Juridikut pas ngujimit brenda auditorëve të fakultetit, kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë.  Greva e tyre do të nisë të hënën, ndërsa nuk mungon apeli për studentët e tjerë.

“Të dielën ose të hënën nisim grevën e urisë. Vendimi për grevën i vështirë. Greva, një vendim individual. Kush e ndjen mund t’i bashkohet grevës. Nuk e kemi vendosur vendin ku do hapim grevën. Kërkojmë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë”, u shpreh një nga studentët.

Nga ana tjetër, një pjesë e studentëve kërkojnë nisjen e mësimit.

“Janë vetëm 30 vetë të ngujuar, duam mësim. Kërkojmë të futemi në mësim. Të ngujuarit nuk na lejojnë të bëjmë mësim”, tha një student.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: