Mëngjesin e së premtes u zhvillua takimi i senatit akademik me drejtues të Universitetit të Korçës, këshillin studentor dhe student.

Ali Jashari, rektori i Universitetit diskutoi mbi problemet e brendshme, duke u treguar i gatshëm të zgjidhet çdo problem që varet nga rektorati.

“Të diskutojmë dhe reflektojmë mbi problemet e brendshme. Jemi të gashtëm të zgjidhim çdo problem që varet nga rektorati,”  tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se i ka përkrahur studentët sepse janë problem që duhen zgjidhur. Kërkesa e studentëve për rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje është e drejtë, raporton për BalkanWeb gazetarja Lorena Kodra

Studentët njëherazi braktisën sallën e mbledhjes duke reaguar ashpër për praninë e mediave, jashtë kamerave ata bëjnë të ditur mospranimin e dialogimit dhe rikthimin e tyre në protestë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: