Ndërsa numri i personave të infektuar dhe i vdekjeve rritet çdo ditë dhe Ministria e Shëndetësisë bën apel të shtuar tek qytetarët për të mos rrezikuar marrjen e koronavirusit, duket se në zemër të QSUT thirrja për kujdes nuk vlen.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se studentët e mjekësisë hynë sot brenda rrethimit të karantinës për të shkuar në ambientet universitare shumë pranë infektimit për të dhënë provimet e sezonit. Duket qartazi se vetë studentët dhe drejtuesit e universitetit të mjekësisë janë të parët që shkelin rregullat e mbrojtjes ndaj Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: