NGA RASHELA SHEHU

TIRANE
– Në prag të zgjedhjeve për këshillat studentorë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara fakultetit të tyre. Studentët pretendojnë se rregullorja e zgjedhjeve është shkelur dhe po manipulohet, pasi kandidatët e zgjedhur për konkurrim nuk janë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.

Sipas tyre edhe shorti për të zgjedhur anëtarët e komisionit Zgjedhor Studentor ka qenë i parregullt.

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se në rast se nuk garantohet një proces i drejtë dhe transparent i zgjedhjeve studentore, do të kalojnë deri në grevë urie.

Zgjedhjet për këshillat studentore do të mbahen më 21 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb