TIRANË- Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë nisur sot një protestë në ambientet e fakultetit për shkak të tarifave të shkollimit, të cilësuara të larta prej tyre.

Studentët kanë vendosur sot të mbyllin derën e fakultetit duke kërkuar që qeveria të ulë tarifat për ta.

Duke qenë se nesër është afati i fundit për pagesën e tarifave, studentët thonë: “Qeveria të ulë tarifat për studentët, kush nuk paguan tarifën nuk futet në provime, ndërkohë që nesër është afati i fundit për ta paguar”,- thonë ata.

Studentët kërkojnë të hartohet një plan për uljen e tarifave deri në zerim të tyre.

Për të shprehur revoltën e tyre, studentët kanë krijuar sërish një këngë për qeveritarët dhe pushtetin që sipas tyre po u heq mundësinë e studimeve të larta në arsim publik falas.

Asnjë lek për krizën tuaj,
nuk paguajmë vërtetime
as tarfia as kredite
nuk pagujamë për konvikte
në mizerje në mjerime
as për libra për diploma
nuk paguajmë për kartona
nuk paguajmë për dekanin
s’jap haraç për rektoratin
nuk paguaj korruptimin
kompromisin dhe mashtrimin
nuk paguajmë për reformën

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb