Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë thyer xhamin e derës të godinës së re të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Kjo protestë e tyre erdhi për shkak se kjo godinë e re nuk është hapur ende siç ishte premtuar në fillim të sezonit të dytë akademik.

Studentët hyjnë në godinë

Pas thyerjes së xhamit, studentët u futën brenda godinës. Pas këtyre veprimeve dhe xhamit të thyer, tek godina e re mbërriti rektori i Universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi bashkë me policinë vendore të Shkodrës. Studentët dhe rektori u përfshinë në një debat mes tyre për këtë çështje.

  • foto galeri

Debati mes rektorit dhe studentëve

Studentët janë të vendosur në kërkesën e tyre për hapjen sa më parë të godinës së re të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ose në të kundërt do të vijojnë me protesta.

Nga ana tjetër, pritet të merren masa ndaj atyre studentëve që thyen xhamin për të paguar dëmin që kanë bërë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb