Studentet e fakultetit te Drejtesise ne Universitetin Luarasi paten mundesine te bashkebisedonin me anetarin e Gjykates se Larte Sander Simoni ne lidhje me ndryshimet kushtetuese qe kane ndryshuar pikerisht rolin e Gjykates se Larte, ne ndjekjen penale te zyrateve te larte. Sipas tij me Kushtetuten e vjeter zyrtaret e larte, qe nga Presidenti e deri tek ministrat e deputetet gjykoheshin vetem ne nje shkalle, ne Gjykaten e Larte, me mundesi ankimimi vetem ne gjykaten kushtetuese. Nderkohe me reformen kushtetuse ne 2016, nga njera ane ofrohen  garancite e duhura gjyqesore, dhe nga ana tjeter nderpriten influencat e mundeshme per shkak se gjyqtaret e larte zgjidheshin nga parlamenti.

Sander Simoni iu pergjigj interesit te studenteve ne lidhje me reformen ne drejtesi. Roli i Gjykates se Larte ridimensonohet duke u kthyer ne gjykate ligji, thote Sander Simoni, i cili shpjegoi se zhvillimi i proceseve ndaj te gjithe zyrtareve te akuzuar ne gjykaten e shkalles se pare rrit trasparancen kundrejt opionit publik.

Gjykata e Posacme kunder Korruspionit dhe Krimit te Organizuar sipas Simonit i ka te gjitha kapacitetet per te zhvilluar proceset penale ndaj zyrtareve te larte, kjo edhe per shkak te pervojes se meparshme si gjykate e krimeve te renda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb