TIRANE- Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar paraditen e sotme para Kryeministrisë, kundër rritjes së tarifave të studimit. Ata kanë deklaruar se qeveria nuk ka marrë parasysh peticionin e tyre.

“Qeveria nuk mori parasysh peticionin tonë. Rritja e tarifave është nga 30% në 95%. Jemi kundër tarifës 30% në fillim të vitit akademik”, kanë thënë studentët.

Ata kanë kërcënuar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, në janar nuk do të kthehen në Universitet. “Në janar nuk shkojmë në universitet po s’u dëgjuam. Do të vijojmë të protestojmë para Kryeministrisë”, kanë deklaruar studentët e Universitetit të Tiranës.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb