Një tjetër pedagog dha mesazhin e tij nga protesta që po mbahet para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ai tregoi se një studenti i kishte rënë të fikët në auditor, pasi ishte i kequshqyer.

“Kërkesat duhen shtuar. Ne jemi një, pa studentë nuk ka profesorë, pa profesorë nuk ka studentë. Si mundet ne të pranojmë që studentët tanë të paguajnë trefishin e atyre studentëve në Austri. Në auditorë hyjnë studentë të uritur dhe të kequshqyr. Më ka ndodhur që studentit i ka rënë të fikët. Shumë studentë vijnë në universitete dhe detyrohen ta braktisin për të punuar. Nuk munden të përballojnë jetesën se tarifat janë rritur.
Si mund të gjenerojë universiteti të ardhura, kush është ai biznes që kërkon të bëjë një studim për një fushë të caktuar. ero, se ata pak biznese që janë oligarkë, bëjnë politikat. Nuk kanë nevojë të studiojnë tregun se e kanë vetëpaguar tregun.

Qeveria do të legalizojë lekun e pistë, a ka bërë ndonjë studim qeveria, me kë universitet ka bërë marrëveshje.”, tha pedagogu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: