Për zv/dekanen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Rakipllari  nuk është normale që të vijohet sërish edhe me një vit tjetër online. Sipas saj kjo do të cungonte formimin profesional të tyre.

“Duhet të jemi të hapur, situata ka ndryshuar disi, jemi përpjekur t’i mbajmë studentët të angazhuar. Përvec c’na ka treguar përvoja, ka studime që thonë qartësisht se studentët kanë humbur shumë cka gjatë kësaj periudhe. Pra, kanë humbur mundësinë për të mësuar më tepër dhe dëmet janë të ndjeshme dhe do të ndikojnë në karrierën e tyre. Kam parysysh këtu studimin për vendet e zhvilluara si vendet e OECD dhe mendoni më pas studentët për vende si Shqipëria. Stafet akademika kanë bërë më të mirën e tyre, brenda mundësive për ta cuar përpara këtë vit akademik, por nuk është normale të vijojmë një vit tjetër online sepse kjo do na cungonte formimin profesional dhe akademik të tyre. Jemi në përpjekje për t’iu rikthyer normalitetit dhe normaliteti është të ndjekësh  mësimin në auditor. Unë personalisht, nuk isha për një vaksinë me detyrim, por me gjasë fakti që kemi një nivel kaq të ulët të të vaksinuarëve ka cuar mbase drejt kësaj mase. Ishte dashur që kjo të komunikohej më herët. Të bindeshin të rinjtë pse duhet vaksina. Por mos harrojmë, ky është një diskutim që po bëhet në shumë vende të botës.” theksoi ajo, ndërsa theksoi se jemi në moment kritik për të menduar se cfarë do të bëjmë me të ardhmen tonë”- tha Rakipllari.

Sipas Rakipllarit stafet në universitetet e Tiranës në shumicën dërrmuese janë të vaksinuar duke shprehur sërish nevojën për t’u kthyer në auditorë.

“Në universitetin e Tiranës përgjithësisht stafet janë të vaksinuar në shumicën dërrmuese. Edhe unë vetë kam zgjedhur të bëj vaksinën, për të qenë e aftë për të dhënë mësim. Në fakultetin e Histori Filologjisë, vaksinimi është diku në 98%, pra është në nivele shumë të larta. Ai 2 % që ka mbetur mund të ketë mbetur për motive shëndetësore, apo që kanë kaluar Covid në periudhë të afërt. Mësimi on linë nuk është normalja, është një formë që na ka ardhur në ndihmë. Momenti është dhe koha që duhet një kthim në auditor. Shifrat janë në përditësim. Studentët e morën një sinjal, që duhet të vaksinohesh për të hyrë në auditor. Janë disi të mobilizuar. Presim që edhe java e parë e vitit akademik, të jetë një javë vaksinimi, por nuk është shumica e studentëve që e ka bërë vaksinën. Studentët e vitit të parë janë në nr. më të lartë të të vaksinuarëve, por nuk është në nivelet që është dashur.”- tha Rakipllari ndërsa theksoi se mësimi onlinë është aty, por duhet bërë çmos për auditorin”- theksoi Rakipllari.

Për Rakipllarin është një sfidë respektimi i protokolleve për shkak të ambjenteve. Por sipas saj do të behët një ndarje në grupe që të rinjtë të mos lihen në baltë.

“Një sfidë dhe shqetësim shumë i madh që ne kemi është problemi i ambjenteve. Është sfidë që të respektojmë nga njëra anë protokollin e sigurisë që parashikon që në një sallë ti nuk mund të mbash më shumë se 50 studentë, ndërkohë që studentët e vitit të parë janë gati 135. Kështu do na duhet të shohim alternativa si mund ta alternojmë, të ndajmë grupe. Është një sfidë e shtuar është sfiduese për ne, menaxhimi i situatës në pikëpamje të kapaciteteve mjedisore në funksion të mësimit. Secili duhet të bëjë pjesën e vet. Skenarët mund të diskutohen të shihen, por për momentin jemi të përqëndruar te rikthimi në normalitet në auditorë. Gjatë kësaj periudhe i gjithë stafi është shndërruar në një farë psikologu për studentët. Kemi një përgjegjësi shumë të madhe ndaj të rinjve për të mos i lënë në baltë.Sfida tani është se ti do vihesh në kontakt me një masë studentesh dhe kjo për disa mund të ketë një farë frike e pasigurie sepse jemi ende në pandemi. Ndaj ka shumë sfida, por nuk ka më shumë sfida profesionale, për t’u përshtatur me teknologjinë.”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb