Brenda komunitetit studentor ka nisur të firmoset një peticion përmes të cilit studentët i kërkojnë qeverisë të rihap auditoret dhe konviktet.

Kërkesa i është dorëzuar sot numrit 2 të Ministrisë së Shëndetësisë Mira Rakacolli në cilësinë e kryetares së komitetit teknik për menaxhimin e pandemisë në vend.
“U diskutuan të gjitha rrethanat, të gjitha gjërat. U diskutuan, u qartësuan kërkesat. Thamë që kërkojmë mësimin në auditorë, për seminare, për praktikat dhe për laboratorë. U diskutua për konviktet, për qarkullimin. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do kemi një përgjigje zyrtare. Peticioni po vazhdon, reagimet po vazhdojnë, studentët po revoltohen dita-ditës dhe do gjejmë një mënyrë alternative për të protestuar. Ajo që po kërkojmë është zgjidhje, arsim dinjitoz”, deklaroi Agred Tafaj, përfaqësues i studentëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb