Pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për gazetarët lidhur me ngjarjet e fundit që shqetësojnë vendin.

I pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, lidhur me studentët, Lleshaj tha se ata policia nuk po i prek ata duke i lënë të lirë të protestojnë në të gjitha mënyrat që duan.

Keni besim te policia që gjetët?

“Lëvizja është normalitet, jo shprehje e mosbesimit, dhe unë s’kam bërë ndonjë lëvizje të madhe”

Ngjarja e Durrësit, krimi është ashpërsuar përderisa është marrë peng një fëmijë

“Shpreh indinjatën e thellë për këtë turp, por policia do të bëjë maksimumin e mundshëm për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar”

Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrenë dhe të marrin batanije?

“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”

S’kemi parë rezultate nga ju, a jeni në lartësinë e duhur për këtë detyrë?

“S’bëj vlerësimin e vetes”

Na jepni një grup kriminal që keni goditur

“Unë nuk godas grupe kriminale, i bën policia e Shtetit”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: