Qeveria indiane ka mohuar akuzat ruse se studentët indianë po mbahen peng në Ukrainë. Rusia kishte thënë se studentët po përdoreshin nga forcat e armatosura ukrainase si “mburojë njerëzore” dhe po përpiqeshin “në çdo mënyrë të mundshme t’i pengonin ata të largoheshin për në territorin rus”.

Megjithatë, në një deklaratë të bërë sot, ministria e Jashtme e Indisë tha se nuk kishte marrë raporte për ndonjë situatë pengmarrjeje në lidhje me ndonjë student në Ukrainë.

Në reagim thuhet se India ka kërkuar mbështetjen e autoriteteve ukrainase për të rregulluar trena specialë për të ndihmuar studentët që të dalin nga Kharkiv dhe zonat fqinje në pjesën perëndimore të vendit.

Mijëra studentë indianë besohet se janë ende të bllokuar në Kharkiv. India ka shtuar përpjekjet për evakuim, por po përballet me pengesa logjistike për të kthyer qytetarët e saj në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb