Nga: MARIGLEN MERTIRI*

TIRANE – Cilësohen ekspertë në proceset e formimit sipas diplomës së tyre, por edhe pse e kanë këtë titull ata nuk dinë se ku të drejtohen për punë. Dega e tyre e hapur në vitin 2006 në universitetin e Durrësit, si e re që ishte thithi shumë studentë, por ata sot shkojnë në administratë për tu punësuar dhe ky karton shkollimi sipas tyre, nuk u njihet. Ata deklarojnë së janë rreth 800 studentë me të dyja nivelet e studimit, që prej 4 muajsh kërkojnë punë por askush nuk u hap dyert. Të paqartë, ata ju drejtuan Ministrisë së Arsimit për shpjegime.
Në Ministrinë e Arsimit i priti Sekretari i Përgjithshëm, i cili i siguroi se kjo diplomë njihet nga shteti, pasi ka kuota të miratuara por deklarimi i tyre për diplomën vjen pasi nuk kanë gjetur një vend pune. E derisa të dinë se ku mund të punësohen studentët duhet të presin ti bashkohet edhe kontigjenti tjetër i të sapodiplomuarve gjatë këtij viti.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: