TIRANË

Kryeministri Edi Rama e quan fabrikim e shpifje lajmin se studentët janë nxjerrë nga konviktet në Qytetin Studenti për të liruar hapësirat për strehimin e afganëve që do të vijnë në Shqipëri.

Rama shkruan në një postim në “Twitter” se ky fabrikim është nga e njëjta dorë që ka vulosur ngjarjet më të zeza në 30 vite.

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb