TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ në lidhje me protestën e studentëve, të cilët janë ngujuar prej disa ditën nëpër fakultetet e tyre.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili i ka sugjeruar qeverisë që të plotësojë kërkesat e studentëve, ndërsa shton se Rama bën komente dhe mashtrime në ‘Facebook’.

“Qeveri boll me komente,ploteso kerkesat e studenteve!!!
Kerkesat shume te drejta te studenteve jane aty. Pse s’i zgjidhin,por bejne komente dhe dengla mashtruesish te rendomte ne FB?!
Per cfare ulen ne ato karrige apo vetem per te grabitur parate e njerezve te thjeshte? Apo rendesi ka te grabisin 40 milion euro tek unaza e re dhe te lene qindra studente edhe me vetem me 4 ËC edhe pa uje,edhe nga 6 vete ne dhoma. Ti lene edhe pa ndertesa,ti lene edhe pa libra,ti lene edhe pa ngrohje. Edhe thone paturpesisht i kemi plotesuar kerkesat.
Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qarte se ç’kerkesa kane plotesuar. Apo i ka mesuar ai i shkalluari,qe kane kryeminister se edhe ZDF- ja eshte kazan.
Si s’kane turp xhanem!! Edhe kane guxim e bejne moral keta te pacipe ne qeveri, qofshin te shkarkuar e te ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!!
Plotesoni kerkesat dhe mbyllni gojen!!!”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb