Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi janë takuar sot me komitetin e ekspertëve për masat anti-covid dhe për të informuar për situatën në vend.

Kryetarja e Komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli tha se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes. Ajo deklaroi se vendimi për të vijuar mësimi online për universitetet nuk ishte vendim i lehtë, por se është marrë në të mirë të studentëve, familjeve të tyre dhe shëndetit publik.

“Qëllimi i kësaj është që të propozojmë në kohën e duhur masat e përshtatshme për frenimin e kësaj epidemie. Nga 6 deri në 18 janar rritje e incidencës dy javore, 291 raste për 100 mijë banorë. Dy javë më parë, 227 raste për 100 mijë banorë. Kjo rritje incidence shoqëruar me një rritje incidence të moshave 15-24 vjeçe. Pavarësisht se nuk kemi rritje të vdekjeve këta tregues flasin për një shtim të vëmendjes. Ndaj ne kemi vendosur që krahas masave për të vazhduar orën policore, për të vazhduar ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe ne menduam dhe vijimin e mësimit për studentët online. Konviktet mund të shndërrohen në vatra të sëmundjes. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve. Shumica e universiteteve janë në Tiranë. Ardhja e studentëve dhe më pas shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni. Nuk ishte vendim i lehtë për t’u marrë. Pas diskutimeve të shumta në mënyrë unanime vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve, të të afërmve të tyre dhe të shëndetit publik. Një vendim i ngjashëm është marrë në shumë vende të botës”, deklaroi Rakacolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb