Ashtu siç edhe është raportuar më parë në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë janë një grup studentësh serbë. Një foto e bërë në orët e fundit para hyrjes në stadium, tregon dy të rinj, një student serb dhe një shqiptar që shpalosin gjithsecili flamujt e tyre kombëtar, gati për ndeshjen mes ekipeve të tyre të zemrës. Dashuria për ekipin tënd nuk do të thotë urrejtje për ekipin kundërshtar dhe këtë e kanë treguar më së miri këta të rinj. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: