Një vajzë e vetë-përshkruar si “aktiviste” ka ndërmarrë disa veprime kundër zakoneve “patriarkale” të uljes në linjat publike.

Ajo ka publikuar një video ku tregohen udhëtarët meshkuj të metrosë që lagen me ujë në pjesën midis shalëve.

https://www.youtube.com/watch?v=NCZOw05L7JA

Anna Dovgalyuk nga Rusia, e cila më parë fitoi famë duke ngritur fustanin në mes të rrugëve, tani e ka ndjerë të nevojshme të marrë një qëndrim kundër njerëzve që qëndrojnë me këmbë të hapura kur ulen në trena.

Znj. Dovgalyuk thotë se ka përzier 30 litra ujë me 6 litra zbardhues, duke hedhur koktejlin e pastrimit në metronë e Shën Peterburgut.

Ideja është që të lihet shenjë e përhershme në rrobat e burrit, “kështu që të gjithë mund ta kuptojnë menjëherë se cila pjesë e trupit kontrollon sjelljen e këtyre njerëzve.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb