Po të duash të mësosh mjafton vetëm vullneti. Shkolla është e rëndësishme por para gjithçkaje vjen dëshira e një të riu për të marrë dije. Shpesh ka një lloj paragjykimi për studentët që studiojnë në shkollat private, thuhet se shkolla është më e lehtë dhe studentët studiojnë më pak…Por për Eriketën kjo është e pavërtetë. E vetmja gjë që ajo bën më pak në shkollën “Luarasi” ku studion është pagesa, pasi ajo gëzon një burse të plotë.

Enriketa Qallija është studente e vitit të parë Bachelor në degën Informatikë Ekonomike në Universitetin “Luarasi”. Mes dilemës për të studiuar në shtet apo privat, ajo zgjodhi Luarasin. Mestarja 9.8 dhe angazhimi në lidership i garantoi një bursë të plotë, ndërsa për pak kohë ajo nuk do ta shfrytëzojë më.

Diçka më e madhe e pret. Enriketa ndërpret bursën në Luarasi, pasi pas rezultateve të larta që arriti në semstrin e parë, universiteti e dërgon me bursë të plotë jashtë Shqipërisë. Enriketa është shumë e lumtur që do të ketë mundësinë të studiojë në Kinë. Përvojën e saj ajo e rrëfen për mikrofonin e Trending ndërsa ka një mesazh të rëndësishëm për të ndarë më të gjithë: Nëse keni vullnet dhe kryesorja është rruga e dijes, universiteti nuk bën dallim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb