Një tjetër studente ka folur nga selia e PD, tashmë e hapur për cilido qytetarë deri më 7 korrik, duke thënë se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Dorisa Prela u shpreh se do të dalë në protestë për ata që kanë më pak mundësi se ajo dhe që i sheh të vështirësohen çdo ditë.

“Unë jam Dorisa Prela, 20 vjeç, studente e vit të parë ne degën Dizajn.

Do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike më 7 korrik.

Unë nuk do të dal në protestë për veten, por për të tjerët. Nëse mua dhe familjes time i shkojnë punët mire, shoh shumë të tjerë në vështitrësi. I shoh në lagje, në kishë apo në qytet.

Unë do të dal në protestë, sepse dua që edhe të tjerët të kenë mundësitë që unë kam.

Unë dua të jem krahu i dikujt në nevojë.

Sepse çmimet e larta, edhe pse nuk i trembin disa, shumë të tjerë i bëjnë të ulin kokën.

Protesta e 7 korrikut është rasti për të thënë se nuk duhet ta ulim kokën.

Unë do të dal për të tjerët dhe mendoj se kjo është detyra e secilit.

Të dalim për dikë që nuk i ka mundësitë tona, por është njëri prej nesh.

Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik”, shprehet ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: