Doza e katërt te personat mbi 60 vjeç ka trefishuar nivelin e antitrupave, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë së Izraelit.

Doza e katërt, ose doza e dytë përforcuese, trefishoi rezistencën ndaj infeksionit në krahasim me personat në këtë grupmoshë që kishin marrë vetëm 3 doza të vaksinës, sipas ministrisë.

Izraeli filloi administrimin e dozës së katërt të vaksinës Pfizer / BioNtech për pesonat mbi 60 vjeç në fillim të janarit.

Vendi ka regjistruar 2,212,596 raste dhe 8,393 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb