Dy doza të vaksinës Pfizer ofrojnë 70% mbrojtje, ndaj rasteve të rënda të shkaktuara nga varianti Omicron, bëhet me dije sipas një studimi të kryer së fundmi.

Studimi u bazua në më shumë se 211, 000 rezultate pozitive të testit Covid nga 15 nëntori deri në 7 dhjetor , ku rreth 78, 000 prej të cilëve i atribuoheshin Omicron.

Ky hulumtim u krye nga kompania kryesore private e sigurimeve shëndetësore në Afrikën e Jugut, Discovery në bashkëpunim me Këshillin  e Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut.

Ndërkohë Afrika e Jugut aktualisht po përdor vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Johnson&Johnson në fushatën e saj të imunizimit kundër Covid . Deri më tani janë administruar më shumë se 20 milionë doza të Pfizer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: