Mjaftojnë të paktën 25 minuta ecje në ditë për të zgjatur jetën me rreth 7 vite. Nuk është ndonjë lajm i ri fakti se ushtrimet fizike në mënyrë të vazhdueshme janë një mënyrë e mirë për të patur një jetë të gjatë, por e parë në këtë mënyrë të vjen menjëherë dëshira për të dalë me vrap jashtë e për të zgjatur vetë sensin e jetës. Por kjo jo vetëm në mënyrë figurative.

Kjo e dhënë u zbulua shkencërisht falë një studimi të një grupi shkencëtarësh gjermanë, nga Universiteti i Saarland, dhe vetëm së fundmi u prezantua në Kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë. Kërkuesit kanë zbuluar gjithashtu se aktiviteti fizik i moderuar mund të ulë rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër për personat e moshës 50-60 vjeç.

Kjo sëmundje vdekjeprurëse është “vrasësi” më i madh në Britaninë e Madhe, sipas “Indipendent”, duke shkaktuar vdekje në çdo 7 sekonda. Por jo vetëm! Ataku kardiak është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në rang global.

Kështu, nëse aktiviteti fizik është parë prej kohësh si një metodë e mirë për të ulur rreziqet, për shkak të uljes së nivelit të obezitetit dhe diabetit, mesa duket është përgjegjës dhe për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Kërkimi ka testuar një grup prej 69 personash të shëndetshëm, jo duhanpirës, të moshës nga 30-60 vjeç, që nuk kanë patur gjithë jetën një regjim të rregullt aktiviteti fizik. Analizat e gjakut të të krahasuara pas nisjes së gjashtë muajve regjim të rregullt fizik, kanë treguar një aktivizim të një procesi kundër-plakjes dhe përmisim të ADN-së së ‘plakur’.

Duke e vlerësuar gjithashtu si një antidepresim shumë të mirë, ekspertët këshillojnë që të gjithë duhet të bëjmë të paktën 25 minuta ecje apo vrap në ditë, duke e kthyer në një stil jetese dhe në një dietë shumë të shëndetshme. Aktiviteti fizik përmirëson gjithashtu dhe funksionimin e trurit. Mund të niset në çfarëdo moshe, këshillojnë ekspertët, duke siguruar që do të ketë me patjetër mjaft përfitime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: