Suksesi i Anglisë në Euro 2020 mund të jetë prapa infeksioneve që rriten më shpejt midis burrave sesa grave në dy javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Është ky përfundimi në të cilin ka dalë Imperial College London pas një studimi të kryer.

Studimi React, i cili testoi më shumë se 47,000 vullnetarë në të gjithë Anglinë midis 24 qershorit dhe 5 korrikut, konfirmon një “valë të tretë thelbësore të infeksioneve”. Sipas studimit burrat kishin 30% më shumë gjasa se gratë të dilnin pozitivë për Covid.

Autori i raportit Prof Steven Riley tha se shikimi i futbollit është edhe shkaku që burrat kanë më shumë aktivitet shoqëror se zakonisht.
Kujtojmë që në 19 korrik, qeveria do të heqë të gjitha kufizimet e mbetura të Covid në Angli – duke përfshirë të gjitha kufijtë ligjorë në ndërveprimet shoqërore dhe rregullat për numrin e njerëzve që marrin pjesë në ngjarje dhe shfaqje të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb