Fondacioni gjerman “Fridrih Ebert” ka bërë një studim mbi ekonominë në Shqipëri, duke synuar të ketë në fokus sistemin ekonomik dhe rolin e shtetit në shoqëri.

Sipas studimit, 66% e të anketuarve ose 2 në 3 banorë, besojnë se shpërndarja e e pabarabartë e të ardhurave po bëhet gjithnjë e më shumë problem. Ndërkaq, 39% e tyre mendojnë se pasuria e krijuar nga të pasurit nuk është vënë me punë të ndershme.

Po ashtu sipas studimit për të cilin kanë punuar Selami Xhepa dhe Adrian Civici, opinioni publik (43.50%) beson se politikat e derisotme u kushtojnë më shumë vëmendje
interesave të sektorit privat dhe pak vëmendje interesave të popullatës. Pra, sistemi është i disbalancuar në favor të kapitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb