Një studim i kryer nga një aplikacion në telefonat smartphone ka treguar se gratë flenë më gjatë se burrat, por zgjohen më pak të lumtura.

Studimi i kryer në mbi rreth 950 mijë njerëz është titulluar “cikli i gjumit”. Ai është kryer në 47 shtete dhe pjesë e tij kanë qenë moshat mes 18 dhe 55 vjeç dhe studimi zgjati një vit.

Studimi tregoi se gratë në Indonezi flenë 35 minuta më shumë se meshkujt. Ata janë ndjekur nga gratë në Arabinë Saudite dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Gratë në Japoni flenë për rreth pesë minuta më gjatë se burrat. Japonia është një vend ku burrat dhe gratë shkojnë në të njëjtën kohë për të fjetur.

Hulumtimet tregojnë se shumica e grave në mëngjes zgjohen më shumë të brengosura se meshkujt. Gratë që janë më pak të lumtura janë ato në Japoni, Korenë e Jugut dhe Singapor. Edhe Turqia është ndër vendet ku femrat flenë më gjatë dhe në të cilën burrat janë më të lumtur gjatë zgjimit.

Megjithatë, gratë në Australi, Kanada, Kinë, por edhe në Kolumbi, Portugali dhe Ukrainë janë më të lumtura gjatë zgjimit.

Meshkujt që zgjohen më të lumtur ditën e diel janë ato që zgjohen në Meksikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: