A e dini se Prodhimi i Brendshëm Bruto i një vendi ka lidhje me shtatlartësinë e individëve?
Mesatarisht, njerëzit të cilët kanë lindur rreth kohës së tranzicionit janë rreth 1 cm më të shkurtër sesa ata që kanë lindur para dhe pas kësaj periudhe, shkruan Monitor.

Raporti i Tranzicionit 2016-2017 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në kapitullin e dytë ka marrë në analizë ndikimin në mirëqenies së kësaj periudhe. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve të BERZH-it, mesatarisht njerëzit e lindur në kohën e tranzicionit janë 14 pikë përqindje më të prirur për të qenë të kënaqur me jetën.

Këto të dhëna rezultuan nga anketimi i 51,000 familjeve gjatë periudhës 2015-2016. Rezultatet tregojnë se procesi i tranzicionit ka qenë dramatik, por ndikimi negativ i tij ka marrë fund. Ky mesazh optimist vlen më shumë në vendet post komuniste, megjithatë ka edhe grupe vulnerabël që vuajnë ende efektet negative të shokut tranzitor.

Ekonomistët thonë se shëndeti i njeriut (përfshirë këtu edhe gjatësinë) përcaktohet në 3 vitet e para të jetës. Sa më i shëndetshëm njeriu në këtë moshë aq më mirë do të rritet. Në anën tjetër vendet me të ardhura të larta për frymë tentojnë që të rrisin fëmijë më shumë të shëndetshëm. Sipas vrojtimeve, njerëzit që kanë lindur rreth periudhës së tranzicionit tentojnë që të jenë më të lumtur dhe më mirë të edukuar.

Individët, të cilët kanë lindur në familje ku nëna ka pasur nivel të ulët arsimor apo punësimi, tentojnë që të jenë më pak të lumtur.

Nga të gjitha këto sjellje, thuhet në raport, mësimi që duhet të nxirret është se reformat ekonomike (në disa vende kanë qenë të paplota) duhet të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më pak të dhimbshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: