Mosha e shkuar dhe pasja e një vargu simptomash fillestare rrit rrezikun e Covid-it të gjatë – thonë shkencëtarët.

Studimi i parë nga BBC, përllogarit se një në 20 persona të prekur nga Covid-i, sëmuren për të paktën tetë javë. Kërkuesit e King’s College në Londër, po ashtu, thonë se të qënët femër, pesha e tepërt dhe astma, rrisin rrezikun e Covid-it të gjatë. Qëllimi i shkencëtarëve është që të zhvillojnë një sinjal të hershëm paralajmërimi që mund të identifikojë pacientët që kanë nevojë për kujdes shtesë ose që mund të përfitojnë nga trajtimi i hershëm.

Shkencëtarët kanë hulumtuar të dhënat për elementë që mund të parashikojnë se kush do të preket nga një sëmundje që do të zgjasë shumë. Rezultatet, që do të publikohen online, tregojnë se covidi mund të prekë këdo, por disa elementë e rrisin rrezikun.

“Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme gjatë javës së parë, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut”, thotë doktoresha Claire Steves nga Kings College në Londër. Covid-19 është më shumë sesa thjeshtë një kollë dhe virusi që e shkakton atë mund të prekë organe në të gjithë trupin. Dikush që ka kollë, këputje, dhimbje koke dhe diarre, dhe humbet ndjesinë e të nuhaturit, që janë simptoma potenciale, do të ishte më i rrezikuar se dikush tjetër që ka vetëm kollë.

Rreziku po ashtu rritet me moshën, veçanërisht nëse janë kaluar të 50-tat e po ashtu rritet edhe nëse je femër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb