Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje studimin e Open Data Albania, ku thuhet se 11.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto është borxhi që shteti i ka Partneritetit Privat-Publik.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku tha se çdo shqiptar punon një punë ekstra apo një orë më shumë në punë për të paguar faturën në rritje të PPP-ve. Sipas demokrates, “Sa më shumë që vazhdohet tradita e ligjeve speciale, kontratave abuzive dhe fiktive edhe më i madh do të jetë abuzimi që do të bëhet me PPP”.

REAGIMI I TABAKUT
Në 8 vjet qeverisje vizioni ka qenë “merru paratë shqiptarëve për të paguar PPP-të”. Çdo shqiptar punon një punë ekstra apo një orë më shumë në punë për të paguar faturën në rritje të PPP-ve.
Sot, gjithnjë e më pak qytetarë kanë të ardhura shtesë në portofolin e tyre sepse ato shkojnë për të paguar PPP-të që për 30 vite do të shterojnë paratë e shqiptarëve.
Studimi i Open Data Albania fakton atë të vërtetë që kemi vite që e flasim; 11.2% e PBB është detyrimi që ne si shtet i kemi PPP-ve.
Shqipëria është e para në BE sa i takon kostos që mban çdo qytetar për qokat korrupte të qeverisë!
Janë detyrime që kapin shifrën e mbi 1.7 mld dollarë që ne duhet t’i paguajmë PPP-ve apo më saktë ortakëve të qeverisë.
Një borxh që ka marrë peng buxhetin e shtetit, pra me pak fjalë na ka marrë borxh secilin prej nesh. Sa herë që ne marrim një lek më shumë do të na duhet që të shlyejmë këtë borxh, pasi përherë e më shumë qeveria do të rrisë taksat për të shlyer borxhin.
Shqiptarë të varfër, buxhet i varfër por miq të qeverisë të pasur në kurrizin e qytetarëve!
Sa më shumë që vazhdohet tradita e ligjeve speciale, kontratave abuzive dhe fiktive edhe më i madh do të jetë abuzimi që do të bëhet me PPP.
Doni te luftoni korrupsionin: filloni me ato që kanë zaptuar buxhetin e shtetit, me ato që kanë shkruar dhe firmosur kontrata që sot vendosin në rrezik financat publike dhe që vjedhin shqiptarët!

218830999 371190891036968 4827904491462344929 N
218830999 371190891036968 4827904491462344929 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: