Më shumë se 20.5 milionë vjet jetë mund të jenë humbur nga pandemia e coronavirusit në 81 vende të botës.

Një studimi të ri, publikuar në Scientific Reports, thekson idenë e gabuar që ata që ndërrojnë jetë nga Covid, në fakt do të kishin ndërruar jetë gjithsesi edhe në rast se nuk do të ishin infektuar.

Vitet e jetës së humbur është ndryshimi midis moshës së një individi në momentin që ndërron jetë dhe jetëgjatësisë së tij. Teksa vdekjet nga Covid shpesh krahasohen me mospërfillje me ato të gripit, i cili vret shumë individë të moshuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese çdo vit, studimi tregon se coronavirusi ka shkaktuar një dëm më të madh.

Në ato vende që janë prekur keq, numri i viteve të jetës së humbur nga Covid është midis dy dhe nëntë herë më shumë sesa nga gripi sezonal.

Burrat janë shumë herë më të prekur se gratë – vitet e tyre të jetës së humbur janë 44% më të larta. Edhe pse janë njerëzit e moshuar ata që rrezikojnë më shumë të ndërrojnë jetë në vendet më të pasura, numri më i madh i viteve të humbura të jetës ishte mes njerëzve midis moshave 55 dhe 75 vjeç.

Ata zbuluan se pjesa më e madhe e viteve të jetës së humbura në vendet më të pasura ishte nga njerëz të moshuar, por në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, humbja më e madhe e viteve të jetës ishte nga individë që ndërruan jetë në moshën 55 vjeç ose më të rinj.

Studiuesit morën parasysh më shumë se 1,279,866 vdekje në 81 vende, si dhe të dhëna për jetëgjatësinë dhe parashikimet për vdekjet totale të Covid, citon Anabel.

Ata vlerësojnë se në total, 20,507,518 vjet jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid-19 në 81 vendet e përfshira në studim – një mesatare prej 16 vjetësh për çdo vdekje individuale.

Nga vitet e përgjithshme të jetëve të humbura, 44.9% duket se ka ndodhur në individë midis 55 dhe 75 vjeç, 30.2% në individë më të rinj se 55 vjeç dhe 25% te ata më të vjetër se 75 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: