Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë e Coronës që në orët e para. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme. Një studim i ri ka ngritur shpresat për ekzistencën e imunitetit natyror, pa vaksinë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë së fundmi në Indi. Shkencëtarët indianë studiuan 304 njerëz të moshës midis 10 dhe 80 vjeç të cilët raportuan simptoma të virusit të cilët u pyetën për shikimin.

19 për qind prej tyre thanë se kanë pasur syze shumicën e kohës duke çuar në zbulime që sugjerojnë se ata që mbajnë syze për tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të infektohen.

Studimi ka treguar që rreziku i Covid-19 ishte rreth dy deri në tre herë më i ulët në popullatat që mbanin syze, krahasuar me ata që nuk i mbajnë.

“Një individ e ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve.”

Vitin e kaluar studiuesit nga Kina zbuluan se pacientët me COVID-19 kishin pesë herë më pak të ngjarë të ishin mbajtës syzesh sesa popullata e përgjithshme. Ekipi i studiuesve besojnë se kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 pas të cilëve virusi kapet për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb