Profesori nga Cambridge konstaton që depresioni është sëmundje fizike, jo psikike, e cila mund të shërohet me ilaçe kundër inflamacionit.

Duke mbështetur nga konstatimet e profesorit Ed Bullmore nga Dega e Psikiatrisë në Universitetin e Cambridge, sistemi shumë aktiv i imunitetit mund të aktivizojë këtë sëmundje mendore duke shkaktuar inflamacion të përgjithshëm në organizëm, e cila çon deri në ndjenjat e paaftësisë dhe e pakënaqësisë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që personat të cilët vuajnë nga traumat serioze emocionale tregojnë shenja të proceseve të inflamacionit në trup, ndërkaq ekspertët besojnë që sistemi i tyre i imunitetit vazhdimisht është “inflamator”.

Eksperimentet kanë treguar që njerëzit e shëndetshëm do të bëhen depresivë, nëse u japim barna të cilat shkaktojnë inflamacion, ndërsa shanset janë të mëdha që mund të ndodhë e kundërta nëse do t’u jepnim ilaçe kundër inflamacionit -, ka deklaruar Bullmore.

Sistemi i imunitetit aktivizon inflamacione në trup kur gjendet para rrezikut. Kur sistemi i imunitetit dyshon në kërcënim të caktuar në organizëm, dhe i aktivizon proceset inflamatore, të cilat çojnë deri te ndryshimi në trup, siç është numri i shtuar i rruazave të kuqe të gjakut, për të shëruar plagën.

Deri para pak kohësh, procesi i tillë nuk ka qenë i lidhur me depresionin, sepse shkencëtarët kanë besuar që truri dhe sistemi i imunitetit funksionojnë ndaras. Mirëpo, hulumtimet më të reja kanë treguar lidhjen midis nervave në tru dhe funksionit të imunitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: