Shkencëtarët kanë zhvilluar disa nanoantitrupa të rinj, që janë shpresa për një terapi të re të mundshme antiCOVID-19, sipas një studimi të botuar në revistën “Science”.

Puna shkencore u krye nga studiues suedezë të Institutit “Karolinska”, në bashkëpunim me ata nga Universiteti i Bonit dhe Instituti i Kërkimeve “Scripps” i Kalifornisë.

Këta nanoantitrupa, të zhvilluar duke punuar fillimisht me kafshët, parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe duket se funksionojnë edhe nëse ky i fundit pëson mutacione.

Një kompani nga Universiteti i Bonit në Gjermani do t’i testojë së shpejti nanoantitrupat në një provë klinike njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb