KINA

Një studim në Kinë kushtuar kafshëve ka zbuluar se macet mund të infektohen nga Covid- 19 apo SARS/COV-2 dhe madje ta transmetojnë brenda llojit të tyre.

Edhe pse nuk shfaqnin simptomat studiuesit gjetën se në 2 nga 5 macet e eksperimentuara kishte simptoma në sistemin respirator. Por lajmi i mirë është se macet shtëpiake nuk e përhapin gjërësisht koronavirusin tek macet e tjera dhe kjo është provuar dhe me SARS/COV-1 në 2003.

Por një tjetër eksperiment u provua me qentë ku në 5 raste asnjë nuk rezultoi pozitiv. Po ashtu studimi kinez thotë se edhe derrat, pulat dhe rosat nuk janë organizmat ku koronavirusi mund të shfaqet dhe zhvillohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb