Shkencëtarët në Brazil kanë realizuar së fundmi një studim të ri, duke zbuluar se në cilët pjesë të trupit koronavirusi mund të vendosët dhe të riprodhohet më lehtë.

Shkencëtarët nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit të Sao Paulos, zbuluan se virusi SARS-CoV-2 , prek dhe shumohet në gjëndrat e pështymës.

Ky zbulim erdhi pas disa analizave të disa mostrave të gjëndrës së pështymës të marra tek 24 pacientë , me një moshë mesatare 53-vjeç, të cilët ishin të diagnostikuar me komplikime të Covid.

Ndërkohë më parë  i njëjti ekip shkencëtarësh kishte kryer hulumtime që vërtetonin praninë e ARN-së së virusit SARS-CoV-2 në indet periodontale të pacientëve që humbën jetën nga sëmundja.

Sipas Bruno Fernandes Matuck, kandidat për doktoraturë në Shkollën e Stomatologjisë në Universitetin e Sao Paulos, tha se ky studim është dëshmia e parë që një virus i frymëmarrjes mund të infektojë dhe të riprodhohet në gjëndrat e pështymës.

Tashmë, pas këtij zbulimi, hapi tjetër për shkencëtarët është të shqyrtojnë nëse zgavra e gojës , mund të jetë mjet hyrës për SARS-CoV-2, pasi receptorët ACE2 dhe TMPRSS2 janë të vendosur në pjesë të ndryshme të gojës , si edhe në indet e mishrave të dhëmbëve, dhe mukozave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb