LONDER- Sipas një studimi të fundit, martesa ka një efekt pozitiv në shëndet. Ata që vendosin unazën në gisht minimizojnë edhe risqet nga sëmundjet kardiake dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes, por këto avantazhe janë më të mëdha për seksin mashkull. Po femrat? Në krahasim me burrat ato janë më pak përfituese në jetën në çift. Megjithatë ekziston mundësia për të jetuar gëzueshëm në çift. BalkanWeb i referohet një studimi të realizuar nga Universiteti i Londrës, Shkollës Ekonomike dhe shkollës së Mjekësisë është arritur të zbulohet efekti që ka martesa mbi shëndetin. Kush është i martuar ka më pak probabilitet të preket nga sëmundje të zemrës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Rreziku më i madh për këto sëmundje ekziston tek beqarët.

GRATË DHE MARTESA
Probabiliteti për të vuajtur nga problemet e metabolizmit ka qenë i njëjtë si për gratë e martuara dhe ato beqare. Ndërsa nuk është parë ndonjë ndryshim për sa i përket obezitetit, diabetit dhe tensionit të lartë. Situata është krejt tjetër për seksin mashkull. Mundësia për tu prekur nga sëmundjet kardiake rritet me 14% tek meshkujt beqarë në krahasim me gratë beqare.

EFEKTI I DIVORCIT
Çfarë ndodh në rast divorci? Nga rezultatet e studimit thuhet se pasojat nuk janë shumë negative as për meshkujt as për femrat. Një ndarje flet për probleme të rënda prandaj të gjesh një ekuilibër është më mirë se sa zënkat e vazhdueshme.

AVANTAZHET
Seksi femëror sot vuan nga stresi i vazhdueshëm. Janë të shumta studimet që tregojnë se koha e lirë e grave në krahasim me të burrave është shumë e vogël. Gratë ndjekin universitetin, shpesh arrijnë të punojnë në poste me prestigj dhe i japin jetë projekteve të suksesshme falë dozave të forta të përkushtimit dhe sakrificave. Por, në kohët e sotme gratë preferojnë të jenë beqare, pasi punët e shtëpisë, përkujdesja për fëmijët janë të lidhura gjithmonë me seksin femëror.

E ARDHMJA
Të imagjinosh një të tashme të ndryshme është e mundur. Një dialog konstruktiv mes çifteve iu jep mundësi të dyja palëve të shfaqen kreativë dhe të kërkojnë ndihmë reciproke. Sfida e grave? Mësoni të bëni më pak! Kërkoni më shumë, lini kontrollin, jepini rëndësi dëshirave pasi një ëndërr nuk është diçka që i merr kohë familjes, por është një dritë që të bën të jesh shembull për fëmijët dhe nipërit e tu. Të mësojnë ta ndajmë fjalën “përgjegjësi” në rutinën familjare, të ndjekim modele të reja, për të cilat kemi kaq shumë nevojë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: