Më shumë se një e katërta e britanikëve mund të refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 nëse një vaksinë vihet në dispozicion, sipas gjetjeve të një studimi të ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një studim të 2.065 personave të moshës 18 vjeç e më shumë nga e gjithë Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore, i cili zbuloi se 27 për qind e njerëzve nuk do të pranonin një vaksinë menjëherë.

Sondazhi i pyeti të anketuarit se sa do të ishin dakord me fjalinë e mëposhtme: “Unë nuk do të doja të vaksinohesha kundër coronavirusit nëse do të ishte në dispozicion një vaksinë me cilësi të lartë”.

Sipas rezultateve, 7 për qind thanë se “pajtohen plotësisht” se nuk do të donin të vaksinoheshin, 7 për qind “ranë dakord”, dhe 13 për qind thanë se ishin “të pavendosur”.

Një anketë e tillë vjen pasi u zbulua se Britania e Madhe kishte nënshkruar një marrëveshje për 90 milionë doza vaksinash premtuese që po zhvillohen.

Marrëveshja e re është e ndarë nga 100 milionë dozat e vaksinës që po zhvillohen nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit në partneritet me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb