Vaksina ruse Sputnik-V ka rezultuar shumë efektive tek grupmoshat mbi 60-vjeç gjatë fushatës së vaksinimit në Argjentinë, kështu ka bërë më dije fondi rus i Investimeve Direkte (RDIF) pas një studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në American Jornuan of Medicine (JAMA).

Sipas rezultateve grupmosha mbi 60-vjeç që kishin marrë vaksinën Sputnik-V, por edhe AstraZeneca e Sinopharm rezultuan me një ulje të vdekshmërisë.

Po ashtu rastet e infeksionit tek të vaksinuarit u reduktuan me 88%.

Sipas RDIF vaksinat treguan rezultate pozitive edhe tek grupmoshat 70-79-vjeç dhe tek ato mbi 80-vjeç, me një ulje të vdekshmërisë nga 98,2 deri në 94, 2 %, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb