SHBA- Një avokado në ditë ul nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron zemrën. Ky është përfundimi ku ka arritur një studim i universitetit të Pensilvanisë. Avokado është e pasur me acide yndyrore monosaturide, të konsideruar si yndyrna të mira që zvogëlojnë praninë e yndyrave të dëmshme në gjak edhe kur jeni mbipeshë.

Në studim janë marrë 45 pacientë mes moshës 21 dhe 70-vjeç. Ata ndoqën për dy javë një dietë që përmbante 34% kalori nga yndyrat, 51% nga karbohidratet dhe 16% nga proteinat. Në 5 javët e ardhshme pacientët u ndanë në 3 grupe të ndryshme për të ndjekur dieta të tjera me qëllim zvogëlimin e kolesterolit në gjak. Sipas rezultatit përfundimtar, grupi që përdori në dietën e tij një avokado në ditë pati rezultate më të mira për sa i përket zvogëlimit të nivelit të kolesterolit -13,5 mg / dl, në krahasim me -8,3 mg/dl (ata që nuk e përdorën).

Kjo tregon se marrja e acideve yndyrore monounsaturide që ka avokado në mënyrë të ndjeshme ul kolesterolin e keq.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: