Ngrënja e një veze në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare, thotë një studim i mbi 400,000 të rriturve në Kinë.

Ngrënësit e vezëve ishin 18% më pak të ekspozuar nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat manifestohen si sulme në zemër dhe goditje, krahasuar me të rriturit që shmangnin vezët, sipas hulumtimit të botuar të hënën në revistën Heart.

E quajtur zakonisht sëmundje të zemrës, sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë sëmundjet e zemrës, aritmitë dhe problemet e valvulave të zemrës, përveç goditjeve dhe sulmeve. Rritja e presionit të gjakut dhe sheqeri i lartë në gjak kontribuon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, e cila shkaktohet nga dieta jo e shëndetshme, pasiviteti fizik, pirja e duhanit dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb