Për të gjithë ju që keni mbajtur syze optike dhe jeni tallur për këtë, qesh mirë kush qesh i fundit. Këtë herë ju do të jeni ata që do të qeshni të fundit. Sipas një hulumtimi të ri, njerëzit që mbajnë syze optike janë më të prirur për të patur shkollim më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë.

Studiuesit e Universitetit Mjekësor në Mainz të Gjermanisë, kryen studimin e parë të bazuar në shikimin e popullatës dhe zbuluan se 53% e të diplomuarave nëpër kolegjet gjermane vuanin nga miopia ( pamundësia për të shikuar qartë objektet që janë larg),dhe sipas kësaj ata mundoheshin shumë për të kuptuar çdo gjë , dhe ky ishte rezultati që njerëzit me syze fitonin më shumë njohuri.

Krahasimisht, vetëm 24% e atyre që kishin lënë kolegjin vuanin nga i njëjti problem me sytë. Sipas një tjetër studimi, ata që mbajnë syze, jo vetëm që duken më të zgjuar por janë edhe më profesionistë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: