Një botim që hedh dritë mbi letërsinë e burgjeve në Shqipëri e Kosovë është promovuar në Tiranë, duke dhënë mesazhin se letërsia ishte ilaç për të burgosurit.

Studiuesi Bajram Kosumi, ish-kryeministër i Kosovës ka promovuar në Tiranë, librin e tij “Letërsia nga burgu”, ku merren në shqyrtim librat e lindur në burgje nga autorë të Shqipërisë e Kosovës.

“Në Shqipëri pas vitit 1945 dhe në Ish-Jugosllavi sidomos ne vitet 1980, njerëzit që kanë qenë në burgje e kanë parë vdekjen me sy çdo ditë. Dhe letërsia nga burgu, ka qenë ilaçi i tyre kundër vdekjes”, tha ai.

Ai tha se burgjet dhe shtrëngimi kanë ndikuar në lindjen e dy prej shfaqjeve më të mrekullueshme letrare.
“Letërsia u bë ‘korpus delikti’ prej pushtetit. Shkrimtarët u rrezikuan me burg ose me vdekje ndërsa pushteti kishte frikë prej tyre”, vërejti Kosumi.

Vepra e tij u promovua në praninë e studiuesve e pedagogëve në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb