Njerëzit në Afrikën e Jugut që infektohen me COVID-19 në valën e katërt aktuale të infeksioneve kanë 80 për qind më pak gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me variantin Omicron, krahasuar me variantet e tjera, sipas një studimi të publikuar nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese.

Sipas medieve të huaja, pasi pranohet dikush në spital, rreziku i sëmundjes së rëndë nuk ndryshon nga variantet e tjera, thanë autorët e udhëhequr nga shkencëtarët Nicole Walter dhe Cheryl Cohen.

Krahasuar me infeksionet Delta në Afrikën e Jugut midis muajit prill dhe nëntorit, infeksionet me Omicron shoqërohen me një rrezik 70 për qind më të ulët të sëmundjeve të rënda, thanë ata. Të dhënat e Omicron u mblodhën për muajt deri në nëntor.

Që kur u identifikua nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut më 25 nëntor, varianti Omicron ka nxitur numra rekord të rasteve në të gjithë vendin. Ekonomia më e zhvilluar e Afrikës ka inokuluar plotësisht rreth 44 për qind të popullsisë së saj të rritur gjatë një periudhe shtatë mujore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb