Nën presionin e vazhdueshëm të “një trupi perfekt” që tregohet në Instagram dhe super modele të tonifikuara kudo ku hedhim sytë, është e kuptueshme që shumë prej nesh të vënë në pikpyetje mënyrën sesi ushqehemi.

Disa ekspertë shqetësimet e tyre për këtë pjesë i kanë hedhur edhe rreth mënyrës së ushqimit tek fëmijët.
4D200A4F00000578-5828297-image-m-2_1528691765696
Sipas ekspertëve të cituar nga “Daily Mail”, disa prindër i mësojnë fëmijët e tyrë të hanë në mënyrë të pa shëndetshme ose i shtyjnë të eleminojnë vaktet për mos tu shëndoshur.

Një pediatre australiane beson se shumica e prindërve pa kuptuar po i mësojnë fëmijët të kenë “frikë” nga ushqimi. “Si prindër është përgjegjësia jonë të jemi të vetëdijshëm rreth zakoneve që kanë në ushqim fëmijët tanë dhe të arrijmë të krijojmë një balancim”- tha ajo.

“Jemi njerëz dhe ndonjëherë, pa e kuptuar, do të kemi uljet dhe ngritjet tona, por këto duhet të jenë pa rrezikuar shëndetin, aq më pak të fëmijëve”. Pediatria australiane shtoi gjithashtu se janë disa pika kyçe që mund t’ju sigurojnë fëmijëve tanë ta shijojnë ushqimin, të mos shëndoshen dhe të han gjithçka aq sa duhet.
(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb