Deri në 800 milionë punëtorë në të gjithë botën do të humbasin vendin e tyre të punës deri në vitin 2030 dhe do të zëvëndësohen nga robotë., shkruan TechSot.

Studimi i bërë në 46 shtete dhe 800 profesione nga Instituti Global i McKinsey zbuloi se do të preket 1/5 e forcës globale të punës.

Studiuesit u shprehën se 1/3 e fuqisë punëtore në vende të pasura si Gjermania dhe SHBA mund të kenë nevojë të trajnohen për punë të tjera.

Mekanikët dhe guzhinierët do të goditën më rëndë, thotë raporti.

Vendet më të varfra që kanë më pak para për të investuar në automatizim nuk do të ndikohen aq shumë, sipas McKinsey.

Gjtiashtu punë të tilla si agjentët e hipotekave, ekonomistët dhe disa punonjës në zyra të posaçme do të preken nga automatizimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: