Sëmundja e Parkinsonit prej kohësh është konsideruar si një sëmundje e trurit, por disa studime kanë vënë në dukje rolin e sistemit të tretjes. Një studim i publikuar të mërkurën në SHBA është fokusuar kryesisht tek apendiciti, zorra e verbër kjo shtojcë e panevojshme.


Autorët e këtij studimi, bazuar në të dhënat mjekësore të 1,7 milionë suedezëve të monitoruara për disa përgjatë një gjysmë shekulli, zbuluan se ata që kishin hequr apendicitin që në lindje kishin një propabilitet 19% më të ulët që të prekeshin nga Sëmundja e Parkinsonit.

Efekti është më i dukshëm për suedezët që jetojnë në zonat rurale. Për ta, rreziku është ulur me 25%, ndërsa në zonat urbane, një ulje e rrezikut nuk është konstatuar, shkruan atsh.

Personat të cilët kanë hulumtuar rreth sëmundjes së Parkinsonit zbuluan se apendektomia (heqja e apendicitit) kishte lidhje me një shfaqje më të mëvonshme prej tre vjet e gjysmë mesatarisht, sqaron autorja kryesore e studimit, Viviane Labrie, nga Instituti i Hulumtimeve “Van Andel” në Miçigan.