Një studim shkencor së fundmi ka zbuluar se sekreti i rritjes së flokëve dhe pse thinjen është në një proteinë. Mekanizmin që mund të ndihmojë në identifikimin e trajtimeve kundër këtyre fenomeneve është zbuluar nga shkencëtarët e Texas Southwestern Medical Center. Rezultati, në fakt, është fryt i një zbulimi rastësor. Projekti kishte nisur për të kuptuar se si neurofibromatosi i tipit 1, një sëmundje gjenetike e rrallë, provokon zhvillimin e disa lloje tumoresh. Dihej më parë se qelizat staminale epidemike, përveçse qeliza të paspecializuara, ishin paraardhëset e rrënjëve të flokëve. Por nuk ishte i qartë mekanizmi, mbi të cilin hedh dritë studimi i ri, i publikuar në revistën Genes&Development.
Vëmendja e skuadrës u përqendrua në KROX20,  një proteinë që deri tani është lidhur më shumë me zhvillimin e nervave. Shkencëtarët kanë zbuluar se në blubin e rrënjës së flokut të miut prodhimi i kësaj proteine kishte dhe një funksion tjetër, përveçse formimit të lëkurës. Vepron në qelizat e lëkurës duke stimuluar prodhimin e faktorit të rritjes së qelizave staminale SCF në qeliza paraardhëse të flokëve, thelbësore për pigmentimin. Studimi i kryer tek minjtë, ka treguar se qimet e tyre bëhen të bardha kur eliminohet gjeni SCF në qelizat paraardhëse të flokëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: