PARIS– Toka deri në vitin 2100 mund të ngrohet 15 për qind më shumë se parashikimi i ekspertëve të OKB-së, sipas një studimi të publikuar së fundi, që nënvizon nevojën për të reduktuar akoma më shumë emetimet e gazit me efekt serrë për të shpresuar që të qëndrojnë nën dy gradë Celsius.

Grupi i ekspertëve ndërqeveritarë mbi evolucionin e klimës (Giec), organ shkencor reference për ngrohjen globale, publikoi në vitin 2014 një sërë skenarësh duke paralajmëruar grohje klimatike në fund të shekullit XXI në funksion të volumit të emetimeve të gazit me efekt serrë.

Patrick Brown dhe Ken Caldeira, klimatologë në Institutin Carnegie të Universitetit të Stanford në Kaliforni theksojnë në këtë studim të publikuar në të përjavshmen “Nature” se ngrohja klimatike do të jetë më e madhe se modelet e Giec.

Duke vënë në dukje shkallën e pasigurisë së skenarëve klimatikë, ata theksojnë se modelet më pesimiste, që supozojnë një rritje të emetimeve të gazit me efekt serrë përgjatë shekullit, parashikojnë një rritje të temperaturave me rreth 3,2-5,9 gradë deri në 2100 në raport me periudhën paraindustriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: